Ndeshja Shqipëri-Serbi, cili nga ekipet favorizohet në bastet sportive
Mbrëmjen e sotme, Serbia dhe Shqipëria do të zbresin në fushë për një nga përballjet më delikate të këtij edicioni, e cila pritet të vendosë shumë në garën për një vend në fazën “Play off” të Kupës së Botës.
Tensioni është i lartë dhe interesimi i publikut është i jashtëzakonshëm, ndërsa pritet një sfidë e fortë sportive, me shumë emocione brenda dhe jashtë fushës.
Ndërkohë, bastet sportive kanë dhënë sinjalin e tyre. Sipas koeficienteve zyrtare të publikuara në prag të ndeshjes, Serbia shihet si më e favorizuar për të dalë fituese. Fitorja e skuadrës vendase kuotohet me 1.70.
Barazimi vlerësohet me koeficientin 3.40, ndërsa një fitore e Shqipërisë duket më pak e besuar nga bastvënësit, pasi kuotohet me 5.75.
Sido që të jetë rezultati, mbrëmja premton të jetë spektakolare, në një duel që shkon përtej sportit dhe ku çdo gol mund të bëjë historinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit