Lëvizja “Shqipëria Bëhet” mbështet kandidatin e pavarur për Bashkinë Vlorë
Lëvizja Shqipëria Bëhet do të mbështesë kandidatin e pavarur, Dionis Sota për Bashkinë Vlorë. Në njoftim Shqipëria Bëhet ka uruar kandidatin dhe shkruajnë se e inkurajojnë Sotan të mbledhë firma nga qytetarët.
“Pasi u njohëm me kandidaturat e pavarura në Bashkinë Vlorë, duke i vlerësuar për qytetarinë e tyre dhe në koherencë me propozimin dhe angazhimin tonë, kryesia e Lëvizjes Shqipëria Bëhet ka vendosur të mbështesë Z. Dionis Sota. I urojmë suksese dhe e inkurajojmë të nisë procedurën e mbledhjes së firmave nga qytetarët si kandidat i pavarur”, thuhet në një njoftim të Shqipëria Bëhet.
Dionis Sota ka shpallur të martën kandidaturën e pavarur nga partitë politike për kryetar bashkie në në qarkun e Vlorës. Ai ka prezantuar planin e tij për “Një Vlorë Evropiane për të gjithë”. Ai gjithashtu në postimin ku njoftoi kandidaturën listoi pikat ku plani i tij do të fokusohet që nga transparenca mbi buxhetin tek start-up për rininë.
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë si Ngushtica e Hormuzit?
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)