Ndezi fishekzjarre në Dhërmi e shkaktoi zjarr nga pakujdesia, arrestohet 28 vjeçari

17 Gusht 2024 | 17:11

Shtetasi, Leonard Xhameta, është arrestuar pasi ndezi fishekzjarre mbrëmjen e djeshme, duke shkaktuar më pas zjarr në një sipërfaqe pylli në Dhërmi.

28 vjeçari dyshohet se gjatë një eventi në një subjekt privat, ka ndezur fishekzjarre dhe nga pakujdesia për pasojë  ka vendosur flakën një hapësire të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme.

Njoftimi nga policia është marrë gjatë orëve të para të këtij mëngjesi të së shtunës në fshatin Dhërmi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrim nga pakujdesia i pyjeve dhe mjedisit pyjor”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026