Ndezi qëllimisht një qiri për t’i djegur banesën motrës, arrestohet gruaja në Tiranë

Autorët e vrasjes së 20-vjeçarit
14 Janar 2025 | 14:11

Një 51-vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së saj. Në prangat e uniformave blu të kryeqytetit ka përfunduar shtetasja me iniciale V.B.

Ajo akuzohet gjithashtu se ka shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme në banesën e motrës së saj, përmes lënies qëllimisht të një qiriu të ndezur në apartament.

Si pasojë e flakëve është dëmtuar pjesërisht banesa e motrës së saj.

Organet ligjzbatuese kanë nisur hetimet për veprat penale të “Kanosjes” dhe “Shkatërrimit të pronës me zjarr”, ndërsa ngjarja është nën shqyrtim për të sqaruar rrethanat e plota.

“Komisariati i Policisë Nr.2, arrestoi në flagrancë shtetasen V.B, 51 vjeçe, pasi ka kanosur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së saj shtetases A.B. Gjithashtu, kjo shtetase dyshohet se qëllimisht ka lënë një qiri ndezur dhe për pasojë është djegur pjesërisht banesa e shtetases A.B.”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tërheqje të njëanshme...
12:58 | 25/07/2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi një sipërmarrje në Spitallë të Durrësit, ku prezantoi programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Sipas saj, ky projekt synon mbështetjen e ndërmarrjeve të...
12:44 | 25/07/2026

U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër

Tre persona kanë rënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Shkodër pasi u kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara...
11:57 | 25/07/2026