Ndihma për bizneset, Luan Bregasi kritika qeverisë: Garancitë sovrane çalojnë, bankat hezitojnë të japin kredi
Shoqatat e biznesit kanë ngritur publikisht ankesën se nuk po marrin para nga bankat, madje sipas tyre, është më lehtë të marrësh një kredi 10 milionë euro, sesa kredinë për pagat e luftës, me garanci sovrane nga shteti. Drejtuesi i shoqatës “Biznes Albania”, Luan Bregasi, tha në “Ilva Now” se garancia e parë e qeverisë shqiptare nuk u prit mirë nga biznesi për vetë faktin se ajo sipas tij ishte “garanci me interesa”.
Ai theksoi se garancia e parë nuk po funksionon siç duhet, ndërsa listoi problemet që e shoqërojnë atë dhe pse realisht bankat hezitojnë të japin kredi.
“Qeveria ka akorduar dy garanci sovrane. Garancia e parë sovrane që ishte për pagat e punonjësve, dhe garancia e dytë që ishte për kapital qarkullues dhe për blerje të lëndëve të para. Garancia e parë për pagat e punonjësve u prit me skepticizëm nga sipërmarrja, sepse ishte garanci me interesa. Te metat e kësaj garancie ishin se nuk kishte garanci për bizneset, sepse për 2 vjet duhej kthyer kredia. Mjaft sipërmarrës për të mos larguar punonjësit e tyre, ne i mbajtëm në punë punonjësit, por problemi është se kjo garanci nuk po funksionon. Ka shqetësime se bankat hezitojnë për të lëvruar kredi për pagat e luftës. Biznesi shqiptar, gati 60% e bizneseve kanë investuar me kredi nga bankat.
Kreditë e marra nuk është se kanë performuar në mënyrë perfekte. Qeveria duhej të merret përsipër të ndante risqet mes qeverisë dhe bankës. Për garancinë e parë i gjithë risku i ka kaluar bankave. Ne i kemi kërkuar qeverisë ta rishikojë këtë garanci, pavarësisht se është vonë”, tha ai.
Teksa komentoi garancinë e dytë sovrane, Luan Bregasi, theksoi se ka qenë me e mirë për biznesin pasi interesat i paguan shtetit dhe ndihmon sipërmarrjet me kapital qarkullues. Ai shton se edhe kjo paketë çalon në një pikë, dhe ajo është tek mos-ndarja e raportit të risqeve mes bankave dhe qeverisë.
“Garancia e dytë sovrane është më e mirë për bizneset, sepse së pari interesat i paguan shteti. Kredia nuk është vetëm për pagat e punonjësit, por edhe për kapital qarkullues. Qeveria e korrigjoi garancinë e dytë sovrane, por qeveria nuk ka garantuar një program se si do të shpërndahet risku. Nuk janë nënshkruar marrëveshjet midis qeverisë dhe bankave. Garancia sovrane duhet lëvruar menjëherë, me qëllim që biznesi të ketë mundësi për likuiditet dhe për kredi”, shtoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 13:48 Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
- 13:44 U raportua i zhdukur pasi u zhyt në Liqenin e Batllavës, gjendet i vdekur 25-vjeçari
- 13:41 Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)
- 13:39 Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi
- 13:36 Alarm për rrëmbim në një avion me 180 pasagjerë, Izraeli ngre në ajër avionët luftarakë
- 13:30 Makina përmbyset pas përplasjes në aksin Lushnjë–Berat, 6 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë (VIDEO)