Ndihmë fëmijëve ukrainas, Papa ndërmjetëson kthimin e të miturve të rrëmbyer në Rusi

1 Maj 2023 | 16:39

Në rrugën e kthimit nga Hungaria, Papa Françesku, ka deklaruar se Vatikani po punon për një plan për kthimin në shtëpi të fëmijëve ukrainas të rrëmbyer në Rusi gjatë luftës.

Ati i shenjtë nuk dha shumë detaje, por nënvizoi se të dhënat e misionit do të publikohen më vonë gjatë muajit. Papa tha se Kisha ka lehtësuar edhe më parë shkëmbimin e të burgosurve.

“Selia e Shenjtë ka vepruar si ndërmjetëse në shkëmbimin e të burgosurve, përmes ambasadës. Negociatat kanë shkuar mirë dhe besoj se kështu do të shkojnë edhe këtë herë. Është diçka me rëndësi që Vatikani ka vullnetin ta bëjë, pasi është gjëja e duhur. Duhet të ndihmojmë pasi është një çështje njerëzore”, tha Papa.

Javën e kaluar, kryeministri ukrainas Denys Shmyhal u takua me Papa Françeskun dhe i kërkoi atij të ndihmonte në kthimin e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer gjatë pushtimit rus.

Në mars, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër-arrest për presidentin Putin dhe komisionerin rus për të miturit pikërisht për rrëmbimin e fëmijëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë

Sinkevicius, një politikan komunal me shërbim të gjatë nga qyteti Jonava i Lituanisë qendrore, është Socialdemokrati i tretë që shërben si kryeministër që kur partia...
14:20 | 30/06/2026

OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se shpërthimi aktual i Ebolës mund t’i kushtojë ekonomisë afrikane deri në 3.6 miliardë dollarë dhe të shkatërrojë qindra mijëra...
13:22 | 30/06/2026

Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar një financim shtesë prej 15 miliardë paundësh për mbrojtjen, në prag të publikimit të planit shumëvjeçar të shpenzimeve të...
13:06 | 30/06/2026