Ndikimi i liberalizimit të vizave në Kosovë, 32% udhëtuan drejt vendeve të BE
Vetem 32% e shtetasve të Kosovës kane pasur mundesi te udhetojne ne vendet e BE pas vendimit për liberalizimin e vizave.
Ndërsa mbi 95% e qytetarëve e kuptojnë drejtë liberalizimin, duke mos e pare si mundesi të emigrimit. Keto dhe te dhena te tjera dolen nga analiza e Pulsit Publik të realizuar nga UNDP.
“Gjermania ka qenë destinacioni më i popullarizuar, kjo s’është befasi pasi e dimë që diaspora e Kosovës është më shumë në Gjermani, pastaj vjen Zvicra dhe Austria. Pastaj kemi vazhduar dhe kemi pyetur të anketuarit nëse konsiderojnë të migrojnë në BE pas liberalizimit të vizave, ku 64% kanë deklaruar se nuk e konsiderojnë që të shpërngulen në Evropë”, thotë Alisa Hasani, menaxhere e projektit në USAID.
Sipas perfaqesuesve te UNDP-se qellimi i kesaj analize ka qene shperfaqja e demografise se personave qe jane larguar nga Kosova.
“Kemi dashur që të shohim demografinë e personave të cilët janë larguar nga Kosova, çfarë pune po kërkojnë, ku po shkojnë dhe të shohim nëse ka efekt të madh liberalizimi i vizave për Kosovën. Kjo analizë e pulsit publik do të ketë analizohet në teren dhe gjithashtu të gjithë politikëbërësit në nivelin qendror dhe lokal që të ketë masa të përshtatshme për të zbutur potencialin”, shprehet Dudley Tartlton, -përfaqësuesi i UNDP në Kosovë.
Keto te dhena u konsideruan si mjaft interesante, prandaj u tha se Kosova duhet ti shfrytezoje ato.
“Për këto çështje duhet të kemi më shumë të dhëna për të vazhduar më tej se çfarë do të thotë një mundësi ekonomike, interesat e personave dhe institucioneve euroatlantike. Po ashtu, edhe të lidhjeve që janë në mbarë botën sesi Kosova mundet të ketë avancim”, thotë Alex Albertine, drejtori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik të USAID në Kosovë.
Anketa te tilla, perfshi ketu edhe pëlqimin e qytetareve me punen e institucioneve dhe lidereve janë realizuar edhe me heret.
Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL