Ndikimi i medias në politikë, Mentor Kikia sfidon Pano Sokon nëse do t’ia dalë të bëhet deputet

16 Mars 2021 | 08:30

Sipas kandidatit për deputet të Nismës Thurje Pano Sokos shoqëria shqiptare është orientuar gabimisht nga mediat drejt individi dhe jo drejt ideve politike. Ky opinion i tij nxiti debat në emisionin “Ilva Now” pasi nënkuptoi se përmes këtij orientimi në politikë janë promovuar personat e inkriminuar.

“E kemi kultivuar gjatë gjithë kohës edhe vetë, edhe media… kryesisht media, sepse ajo e ka këtë vrullin e madh […] kulturon dhe edukon shoqërinë,” – u shpreh Soko, sipas të cilit media kultivon shkakun.

Gazetari Mentor Kikia replikoi me Sokon duke theksuar se vetë ai është shumë herë më i pranishëm në media se sa personat me rekorde kriminale të cilat ai po mëtonte t’i përshkruante si të avantazhuar prej lidhjes me median.

“Ti je i pranishëm në shumë studio, ndërsa nga ata që përmendin ambasadorët nuk ka asnjë të ftuar […] unë do pres të shoh nëse në fund do të të votojnë ty njerëzit, apo ata që ambasadorët thonë që të mos i votojnë njerëzit,” – u shpreh Kikia duke këmbëngulur se përgjegjësia është e përbashkët.

Mirëpo Soko vijoi duke theksuar se media edukohet nga debatet politike që përçon. Ai mori si shembull gjuhën e përdorur në studio ku politikanët nuk përplasen për ide por për sulme personale.

“Çdo ditë ia shërbejmë këtë model [shoqërisë] modelin e konfliktit ad-hominem, njeriu me njeriun, ky, ky… jo ajo që mendon ti, por ti… dhe reflektohet edhe në rrjetet sociale,” – u shpreh Soko, i cili ishte i mendimit se shoqëria duhet të fillojë të shikojë ndryshe se kush është interesi politik i qytetarëve.

Kikia iu kthye duke marrë si shembull prirjen e disa banorëve të një fshati të cilët votuan dy herë radhazi të njëjtin subjekt politik pavarësisht se nuk u kishin plotësuar kërkesat e tyre për t’i sjellë ujë. Sipas Kikisë kjo ndodhi pasi banorët u përqendruan vetëm te njohja direkte me kandidatin dhe e dha votën në mënyrë të pamenduar. Ai tha se përgjegjësia për këtë situatë është e qytetarëve, të cilët nuk ndëshkojnë me votë, por që Soko e shihte si rrjedhojë të mungesës së ofertës politike.

Lexoni gjithashtu:

Tre cilësitë që shqiptarët shohin si më të rëndësishmet te një deputet

Tre cilësitë që shqiptarët vlerësojnë më pak tek një deputet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021