Ndiqte ambulancën t’i shpëtonte trafikut, e ‘pëson’ drejtuesi i mjetit në Tiranë

14 Qershor 2023 | 12:59

Policia Rrugore e Tiranës, ka gjobitur me masë administrative prej 40000 lekësh të rinj një drejtues automjeti i cili ndiqte ambulancën për të shmangur trafikun.

Krahas procedimit me masë administrative, personit në fjalë i ëhstë pezulluar dhe leja e drejtimit.

Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave, me sisteme zanore dhe pamore ndezur.

“Policia Rrugore e Tiranës në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, ka konstatuar dhe ndaluar një automjet që ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence. Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 40000 lekë të rinj”, njofton policia.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

IKMT shemb ‘beach barin’ pa leje në Jalë

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në Vuno, nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Sipas...
08:59 | 03/07/2026

Përplasjet në protestën para Parlamentit, arrestohen 19 persona, procedohen 12 të tjerë

Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona dhe ka proceduar penalisht 12 të tjerë pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar një ditë më...
08:28 | 03/07/2026

Vijojnë radhët e gjata në Kapshticë, pritje deri në tre orë

Radhët e gjata në Pikën Kufitare të Kapshticës vijojnë të jenë një problem i përditshëm për udhëtarët që kalojnë kufirin greko-shqiptar. Pamjet e regjistruara në...
07:51 | 03/07/2026