Habit Ndoka: Taulant Balla u votua se shkonte me njerëzit kapte lopatën
Ish-deputeti Nard Ndoka analizoi nga studio e Euronews Albania zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 14 maj.
Duke u ndalur tek beteja e Tiranës, Ndoka tha se Belind Këlliçi është një njeri i bazës që ndodhet çdo ditë në takime me qytetarët. Kjo sipas tij është një avantaz që mund ta shpallë fitues.
Ndoka mori gjithashtu shembullin e Taulant Ballës si deputetin më të votuar në radhët e PS-së.
Ai e cilësoi socialistin si një deputetët të bazës që rri me qytetarët dhe grumbullon vota përmes demagogjisë.
Pjesë nga biseda:
Nard Ndoka: Nëse nuk e duam Sali Berishën, Belind Këlliçi është një model që ka marrë më shumë vota se Berisha në Tiranë. Mund të fitojë në Tiranë dhe nesër të bëhet kryetari i Partisë Demokratike dhe kryeministër i vendit. Ky është empacipimi i politikës, ky është ndryshimi i elitave. Nuk është ndryshim elitash Erion Veliaj. Veliaj është një kopje e Edi Ramës.
Sidorela Gjoni: Edhe Taulant Balla ishte më i votuari Brenda PS-së, por nuk besoj se do të kërkojë ndonjëherë kreun e Partisë Socialiste.
Nard Ndoka: Edhe Taulant ishte një person që kishte lidhje me bazën, se nuk u votua për kokën katrore. U votua se ishte një person që shkonte aty dhe kapte lopatën. Demagog, mashtrues, por që I mori ato vota”, tha Ndoka.
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia