“Ndotja më e madhe në 100 vite”, Karamuço zbërthen skemën e mbetjeve të rrezikshme
Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se rasti i mbi 2 mijë tonë mbetjesh toksike të kthyera nga Tajlanda në portin e Durrësit përbën ndotjen më të madhe në 100 vite në vend.
Sipas tij, hetimi tregoi se mbetjet ishin shumë të rrezikshme dhe transportimi i tyre ka qenë në vijimësi i shtrirë në kohë dhe nën sytë e autoriteteve.
“Është një ndotje që ka ecur në vijimësi, e papenguar, e pakontrolluar në mënyrë abuzive, nisur nga ky rast edhe historiku i dokumentacionit, këto nuk janë ngarkesat e vetme, këto u kapën, kanë qenë në vijimësi me zyrtarë që kanë mbyllur sytë. Shpërdorimi i detyrës është flagrant, por kjo çështje nisi me një paragjykim shumë të madh. A do a bënte dot Prokuroria e Durrësit këtë hetim, u akuzuan si të paaftë, thanë ta marrë SPAK. Një drejtuese e Prokurorisë së Durrësit dhe një oficere gjyqësore, sot kemi një mori materialesh me analiza të bëra nga laboratorë të huaj dhe sot na del që kjo ngarkesë është shumë e rrezikshme”, tha Karamuço.
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 08:15 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit