Ndotja nga mbetjet në Fier mund të vijë në Tiranë përmes produkteve bujqësore, thotë ambientalisti

30 Korrik 2021 | 16:47

Ambientalisti Endri Haxhiraj tha se ndotja e shkaktuar nga djegia e mbetjeve disavjeçare në Fier është shumë e rrezikshme dhe përmes produkteve bujqësore të kontaminuara mund të mbërrijë deri në Tiranë.

Sipas tij, duhen marrë masa të që të mos përsëritet më një katastrofë e tillë mjedisore dhe shëndetësore pasojat e të cilës janë shumë të rrezikshme për shëndetin.

“Ndotja në këtë rast është tepër e rrezikshme, pasi bëhet fjalë për plastikë që çlirojnë gaze të dëmshme dhe përcillen në produktet bujqësore”, u shpreh z. Haxhiraj.

Ambientalisti u shpreh se sa i përket inceneratorëve, duhet ndjekur shembulli i Bashkimit Europian, ku siç shpjegoi bëhet një menaxhim i mbetjeve që në burim, përmes riciklimit në mënyrë që pjesa e mbetjeve në inceneratorë të jenë pakta.

“Në rastin e inceneratorëve s’e ka fajin vepra, se sa filozofia e menaxhimit të mbetjeve”, tha ambientalisti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Digjen plehrat e 50 viteve në Fier, inceneratori nuk ka nisur nga puna

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026