Ndotja nga plehrat në Gjirokastër, përroi i mbushur me mbeturina
Shtrati i përroit që ndan lagjet “Palorto” dhe “Granicë” ka një pamje të trishtë prej plehrave që e kanë “pushtuar”.
Disa herë janë kryer ndërhyrje për pastrimin, por shtrati i përroit, përveç papastërtive që sjell, mbushet dhe me mbeturinat e depozituara nga vetë banorët e zonës.
Në drejtorinë e shërbimeve publike në bashkinë e Gjirokastrës kërkohet më shumë bashkëpunim nga ana e qytetarëve, për të mbajtur ambientin pastër dhe për të mos vënë edhe shëndetin e tyre në rrezik.
“Apeli i vetëm është që të gjitha kushtet ekzistojnë për të mbajtur ambientin pastër. Kazanët në këtë zonë nuk mungojnë, makinat nuk mungojnë për të kryer pastrimin periodik të ambientit. Thjesht pak vullnet nga ana e tyre që të kryejnë një rrugë 10 metra nga dalja nga pallatit deri tek kazanët qe janë këtu,” – u shpreh drejtori i shërbimeve publike në Bashkinë Gjirokastër, Astrit Kore.
Strukturat publike dhe organizatat mjedisore po punojnë për mbajtjen pastër të mjedisit në qytetin e Gjirokastrës dhe rrethinat në shërbim edhe të vizitueshmërisë nga turistët.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë