Restaurimi i monumenteve të kulturës, 13 objekte do të rijetëzohen në Gjirokastër

22 Janar 2023 | 19:23

13 objekte ” Monument Kulture” në Qarkun e Gjirokastrës, prej të cilave 12 në qytetin e Gjirokastrës dhe 1 në qytetin e Përmetit kanë përfituar nga bonusi i rijetëzimit.

Falë bashkëpunimit me administratorët dhe pronarët e këtyre objekteve do të bëhet e mundur restaurimi dhe rijetëzimi i tyre dhe vendosja në shërbim të zhvillimit të turizmit.”

Tashmë godinat muzeale dhe banesat karakteristike në qytetin e Gjirokastrës cilësohen një element i rëndësishëm për ecurinë e turizmit. Gjatë vitit 2022 Ministria e Kulturës dhe qeveria shqiptare çelën thirrjen për bonusin e rijetëzimit, duke akorduar fondin me vlerë 29 milion lekë.

Në bashkëpunim me pronarët dhe administratorët e objekteve ” Monument Kulture” po bëhet i mundur restaurimi dhe rijetëzimi i tyre.

“Gjatë kësaj periudhe kemi patur një numër të madh aplikimesh, por shumica e objekteve për të përfituar këtë bonus rijetëzimi duhet të kenë një projekt i cili të jetë i miratuar nga Instituti i Monumenteve. Gjithashtu duhet të jetë edhe një bashkëpunim i pronarëve të këtyre monumenteve.

Kërkesa ka qenë e lartë por nga ana e ministrisë dhe komisionit përzgjedhës janë caktuar objektet me  prioritet më të madh duke përfshirë objektet, të cilët janë monument Kategoria I dhe Kategoria II,  por edhe objekte, të cilat do të kenë një vlerë të shtuar për këto zona”, u shpreh Ardis Duka, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër.

Vlerat arkitektonike dhe ndërtimore të Gjirokastrës prej vitit 2005 janë pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026