Ndreca: Kandidimi për deputet momenti më kulmor në politikë. Salianji: Kam bërë luftë argumentesh në Parlament
Plarent Ndreca është kandidat i Partisë Socialiste për deputet dhe në listën e Qarkut të Tiranës ai renditet në vendin e 20.
Gjatë viteve të fundit ai ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme ndërsa më parë ka mbajtur të njëjtin post në Ministrinë e Arsimit.
Gjatë emisionit “Rinvote”, Ndreca thotë se kandidimi i tij për deputet është vijimësi e përgjegjësive që ka ushtruar në funksionet publike që ka mbajtur gjatë 8 viteve të fundit.
Kandidimin për deputet ai e konsideron shkallën më të lartë të ushtrimit të përgjegjësisë publike dhe sipërmarrjen më të madhe që duhet të ketë një politikan.
“Duke përfaqësuar qytetarët në institucionin më të lartë dhe më të rëndësishëm të shtetit tonë, besoj se është kurorëzimi i një përmbushjeje të plotë të përgjegjësive. Sipërmarrja më e madhe në institucionin më të lartë apo më të rëndësishëm të shtetit tonë besoj se është kurorëzimi dhe përmbushje e plotë e përgjegjësive publike. E kam konsideruar privilegj dhe nder të kandidoj por edhe të bëhem nesër deputet i Kuvendit. Mendoj se për çdo person që merr përsipër të futej në politik është momentin më kulminant”, deklaroi kandidati i PS.
Ndërkohë, ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji rezulton se gjatë ushtrimit të detyrës ka qenë një nga deputetët më aktivë në fjalime por nuk ka treguar të njëjtin zell në paraqitjen e nismave ligjore në Kuvend.
Salianji është i treti në listën e Qarkut të Korçës që ka gjithsej 11 mandate.
Sipas platformës “Deputeti Im”, ai rezulton se ka mbajtur 50 fjalim ndërsa nuk ka depozituar asnjë projektligj. Por ai thotë se para djegies së mandatit ka depozituar 5 nisma.
“Ka njëlloj diference mes deputetëve të opozitës dhe atyre që janë në mazhorancë. Nismat ligjore të opozitës nuk miratohen praktikisht. Ka qenë më shumë një luftë argumentesh dhe debati. Para se të linim mandatet kam propozuar 5 nisma, kur lamë mandatet u rrëzuan në bllok dhe nuk u futën as për diskutim”, deklaroi ai.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës