Ndryshime në Kombëtaret e moshave/ Fatjon Tafaj emërohet trajner i Kombëtares U-19, Dama te U-17
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të bëjë dy ndryshime në drejtimin teknik të Kombëtareve të moshave, në funksion të zhvillimit dhe konsolidimit të futbollit të të rinjve.
Departamenti i Komunikimit i FSHF-së bën me dije se Kombëtarja U-19 për djem do të drejtohet në vazhdimësi nga trajneri Fatjon Tafaj, i cili më herët ka qenë në krye të Kombëtares U-17. Ndërkohë, drejtimin e Kombëtares U-17 do ta marrë trajneri Armand Dama.
Në muajin mars, Kombëtarja U-19 do të zbresë në fushë për ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Kampionatit Europian. Kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin B4, së bashku me Norvegjinë, Luksemburgun dhe Maltën, dhe do të drejtohen nga trajneri Fatjon Tafaj në këtë fazë të rëndësishme të kompeticionit.
Prova e parë për trajnerin Armand Dama në krye të Kombëtares U-17 do të jetë në muajin mars, me dy ndeshje miqësore që pritet të zyrtarizohen së shpejti. Në muajin prill, ai do të drejtojë Kombëtaren në turneun UEFA Development U-16 për djem, i cili do të organizohet nga FSHF në “Shtëpinë e Futbollit”, me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Austrisë, Suedisë dhe Japonisë.
Gjithashtu, në muajin qershor, Kombëtarja U-17 për djem do të zhvillojë ndeshjet e raundit të dytë kualifikues, ku Shqipëria do të përballet me Ukrainën dhe Letoninë.
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 13:16 AMP arreston në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës për dhunë në familje
- 13:06 Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 13:06 Zbulimi i laboratorit të kokainës në Frakull, GJKKO dënon me 14 vite burg kimistin nga Kolumbia
- 12:59 BE-ja ndan 4.4 miliardë dollarë për blerjen e dronëve nga Ukraina
- 12:56 Merz reagoi për kombëtaren gjermane pas humbjes në Botëror, kritikohet kancelari gjerman
- 12:52 Witkoff dhe Kushner zbarkojnë në Katar për bisedime rreth luftës me Iranin