English

Ndryshimet klimatike do të rrisin çmimet e ushqimeve. Evropa e Jugut, më e prekura

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndryshimet klimatike mund të sjellin përgjysmimin e prodhimit të kulturave bujqësore në Evropën Jugore, duke shkaktuar kështu një rritje të paevitueshme të çmimit të ushqimeve. Ky është paralajmërimi i Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA), që shton se Evropa ka nevojë të reformojë sektorin agrikulturor.

- Advertisement -

Ngjarjet ekstreme të motit, siç kanë qenë valët e të nxehtit që Evropa ka përjetuar këtë verë, kanë rezultuar në humbje të mëdha ekonomike për fermerët në Bashkimin Evropian, e siç theksohet në raportin e EEA-së kjo tendencë pritet të vijojë.

“Anembanë botës po regjistrohen temperatura të reja rekord për shkak të ndryshimeve klimatike dhe efektet anësore të tyre po ndikojnë aktualisht në prodhimin agrikulturor në Evropë, veçanërisht në jugun e saj”, thotë Hans Bruyninckx, drejtore ekzekutive e EEA-së, në një raport të fundit.

Nga projeksionet, duke marrë të mirëqenë skenarin e niveleve të larta të emetimeve, përllogaritet se prodhimi i kulturave të lashta si gruri, misri apo panxhari i sheqerit do të bjerë me deri në 50% në Evropën Jugore deri në vitin 2050.

Kjo do të çonte në një humbje të konsiderueshme të të ardhurave për fermerët në zonat e prekura, e po ashtu do të sillte edhe një rënie drastike prej gati 80% të vlerës së tokës bujqësore deri në vitin 2100.

Humbja e prodhimit bujqësor do të kompensohej disi, por jo tërësisht, nga zgjatja e sezoneve të mbjelljes në veri të kontinentit, thuhet në raport, ku shtohet gjithashtu se “teksa siguria ushqimore nuk është nën kërcënim në BE, kërkesat në rritje për ushqime në mbarë botën mund të ushtrojnë presion ndaj çmimit të ushqimeve në dekadat e ardhshme”.

Raporti nënvizon se shumica e vendeve anëtare të EEA-së kanë krijuar tashmë strategji kombëtare përshtatjeje, por thekson se këto strategji rrallëherë implementohen në nivele fermerësh për shkak të mungesës së financimit, qasjes tek ajo që njihet si “know-how”, apo politikat mbështetëse.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Si e komentoni dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg?