Ndryshojnë procedurat për emërimin e drejtorëve të shkollave të mesme
Procedurat për emërimin e drejtorëve dhe nëndrejtorëve të shkollave si dhe pezullimin apo shkarkimin e tyre nga detyra kanë ndryshuar. Ky udhëzim i botuar tashmë në fletoren zyrtare ka ndryshuar, duke ulur kështu pikëzimin e vlerësimeve ndaj këtij target grupi.
Një komision vlerësues do të jetë ai që do të zgjedhë se cili kandidat i plotëson kriteret për të qenë titullari stitucionit arsimor.
Përpara ndryshimeve, anëtarët e këtij komisioni hartonin një listë prej 5 pyetjesh që vlerësohej me nga 10 pikë secila.
Ndërkohë, në bazë të ndryshimeve, pyetjet ndaj kandidatëve do të vlerësohen me nga 2 pikë secila. Po ashtu edhe nga secili anëtar i komisionit vlerësimi individual për përgjigjet e dhëna do të bëhet me vlerësim nga 0 në 2 pikë, nga 10 pikë që parashikohej vlerësimi i mëparshëm.
Në dosjen e kandidatit përfshihen të dhënat për autor tekstesh, shkrimesh, doktoratura e ndjekur, kumtesa të mbajtura, gjuha e mbrojtur e huaj, nota mesatare e studimeve të larta dhe vjetërsia në punë.
Për të plotësuar pikët e një kandidati komisioni shqyrton të dhënat edhe për konfliktin e interesit të anëtarëve të komisionit, duke verifikuar vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar.
Ndërkohë në shkollat e mesme që kanë mbi 800 nxënës, sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit të miratuar në korrik 2023, do të kenë 3 nëndrejtorë që do të japin vetë mësim, duke ulur kështu ngarkesën e mësueseve.
Më herët, limiti ka qenë mbi 900 nxënës. Udhëzimi parashikonte se shkollat e arsimit special për nxënësit me aftësi ndryshe, për herë të parë do të kenë edhe nëndrejtor, pavarësisht numrit të nxënësve. Kur numri i nxënësve kalon mbi 130, atëherë shkolla do të ketë dy nëndrejtorë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë