Më 25 prill, Venecia vendosi një taksë për ata që vijnë në qytet në një udhëtim ditor. Periudha e provës për këtë tarifë mbulon 29 ditë në maj, qershor dhe korrik – duke përfshirë festat publike.
Tarifa aktualisht është pesë euro dhe vlen për vizitorët ditorë, me përjashtime që përfshijnë banorët e rajonit të Venetos, studentët dhe fëmijët nën 14 vjeç. Gjatë 11 ditëve të para, nga 25 prilli deri më 5 maj, qyteti shiti 195,000 bileta dhe fitoi gjithsej 977,430 euro.
Shuma i tejkaloi shumë pritjet, por është ende më e ulët se kostot e ngritjes së një sistemi rezervimi online, fushatave informative dhe kontrolleve – të cilat, sipas Corriere della Sera, kushtojnë tre milionë euro.
Pas periudhës së provës, tarifa mund të rritet deri në 10 euro në ditë, ndërsa parashikohen gjoba deri në 300 euro për ata që tentojnë ta vizitojnë qytetin pa biletë, raporton Euronews.
Masa është vendosur për të reduktuar numrin e vizitorëve që qëndrojnë vetëm për një ditë. Megjithatë, shumë banorë të Venecias i kanë kritikuar “biletat” si të paefektshme në kontrollin e numrit të vizitorëve, ndërsa kanë kritikuar këshillin e qytetit për dështimin në adresimin e çështjeve kritike si strehimi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Hyn në fuqi taksa për turistët në Venecia, sa do paguajnë nga sot
- Ekspertja: Shqiptarët nuk e kanë problem të paguajnë 5 € për të hyrë në Venecia