Në 24 orët e fundit 3 dorëheqje, ‘Nismës Thurje’ i ikin dy drejtues lokal
Përplasjet për mandatin e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ duket se ka futur në një krizë të thellë partinë ‘Nisma Thurrje’ të drejtuar nga Endri Shabani.
Vetëm 3 dorëheqje në 24 orë janë shënuar pas marrjes së mandatit nga Kleana Xhuveli, ditën e djeshme kur Celibashi shpërndau mandatet për Qarkun e Tiranës, aty ku dhe koalicionit i takonte mandati.
E para dorëheqje ka qenë ajo e një prej figurave më të njohura të saj, Pano Soko. Aktivisti i vjetër dhe një nga bashkëthemeluesit e lëvizjes shpalli largimin e menjëhershëm nga çdo angazhim politik, duke e cilësuar debatin mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit si një “turpërim të pamerituar” për votuesit që besuan te koalicioni “Shqipëria Bëhet”.
“Nuk ka më vend për justifikime. Ngjarjet e fundit janë një plagë që nuk shërohet lehtë, as për ne si individë dhe as për publikun që na votoi. Ky është një dëm i thellë politik, elektoral dhe në imazh, që kërkon përgjegjësi”, shkroi Soko në një reagim të drejtpërdrejtë.
Në qëndrimin e tij, ai nuk kurseu kritikat as për Kleana Xhuvelin, e cila pas vendimit të KQZ-së do të marrë mandatin në Kuvend. Sipas Sokos, ajo “as nuk e donte mandatin, as nuk punoi për të, e as e kishte ambicie”, duke lënë të kuptohet se lista ishte thjesht formale.
Tërheqja e Sokos nuk ishte e vetmja. Dy drejtues të tjerës si, Rigerta Loku Tushaj në Lezhë dhe Klajdi Pllaha në Korçë, shpallën largimin nga Nisma Thurje, duke paralajmëruar shpërbërje të mëtejshme në strukturat vendore.
Loku Tushaj, tashmë e pavarur në këshillin bashkiak të Lezhës, e cilësoi përplasjen për mandatin si një pengesë për alternativat e reja politike.
“Vetëm dy statuse në Facebook arritën të më zhgënjejnë më shumë se gjithë politika e vjetër prej dekadash”, shkroi ajo.
Ndërkohë, Klajdi Pllaha deklaroi se idealizmi për të cilin u bë pjesë e lëvizjes është zëvendësuar nga “ego personale dhe papjekuri politike”.
Ai theksoi se nuk mund të përfaqësojë më një parti që, sipas tij, ka humbur thelbin.
Në këtë klimë të tensionuar, vendimi i KQZ-së që rrëzoi kërkesën e Adriatik Lapajt për të marrë mandatin dhe refuzoi dorëheqjet nga lista, i hapi rrugë zyrtarizimit të Kleana Xhuvelit si deputete.
Ajo ishte e katërta në listën e mbyllur të koalicionit, por zhvillimet e fundit bënë që mandati t’i kalonte asaj.
Me largimet e fundit, Nisma Thurje përballet me krizën më të thellë që prej krijimit të saj, ndërsa përplasjet mes drejtuesve duket se kanë nxjerrë në pah një mungesë konsensusi që rrezikon vetë ekzistencën e lëvizjes.
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën