Në 7 bashkitë e Gjirokastrës, 177 anketues pjesë e “cens 2023”

17 Shtator 2023 | 18:28

Ditën e hënë 177 anketues në Qarkun e Gjirokastrës do të nisin procesin e “Cens 2023” duke trokitur në çdo familje për të kryer regjistrimin e popullsisë. Censusi i popullsisë do të zgjasë 6 javë dhe synon të sjellë një informacion të përditësuar për numrin e popullsisë, përbërjen demografike etj. Në të shtatë bashkitë e Qarkut Gjirokastër funksionojnë grupe pune të veçanta, të cilat do të mbikëqyrin dhe administrojnë ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë

“Momentalisht është ndarë komplet baza materiale e anketuesve që ka të bëjë me tabletat, me mjetin identifikues etj., të cilat janë ndihme për anketuesin. Të gjithë anketuesit janë trajnuar, janë trajnuar për të gjitha modulet e pyetësorit që kane të bëjnë me demografinë, me modulet sociale, të bujqësisë, të ekonomisë etj. Gjithashtu, është theksuar që duhet te jenë të kujdesshëm në pyetje sensitive që do t’i bëhen banorëve, të cilët të jenë të kujdesshëm në pyetjet që kanë te bëjnë me etninë, me fenë, me gjuhën. Ato janë deklarime të lira ashtu siç deklarojnë të gjithë banorët, ashtu do të deklarohet dhe te hidhet në pyetësor”, thotë Martha Zhapa, drejtore rajonale e INSTAT Gjirokastër.

Përgjatë zhvillimit të pyetësorit janë fakultative dhe në dëshirën e  qytetarëve përgjigjet për etninë, gjuhën dhe përkatësinë fetare. Zhvillimi i “Cens 2023” është i rëndësishëm jo vetëm për informacionin statistikor por edhe për të dhënat ku mbështeten politikat zhvillimore të qarqeve të vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026