“Në Ballkan, vëmendje e shtuar”, Osmani: Kosova dhe Serbia të ecin me dialogun
Ndryshimet gjeopolitike dhe lufta mes Rusisë dhe Ukrainës e bëjnë më të brishtë sigurinë në rajon. Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në një intervistë për Kosova Press, ku bën thirrje që Kosova dhe Serbia të avancojnë me procesin e dialogut.
“Inkurajojmë palët që të shfrytëzojnë këto momente të rëndësishme gjeopolitike dhe të avancojnë procesin sepse kohërat dhe gjeopolitika po ndryshojnë dhe nuk po shkojnë në favor të rajonit” është shprehur Osmani.
Qëndrime këto të cilat vijnë pas deklaratave të presidentit ukrainas Volodymir Zelensky se Rusia po përgatit luftë në Ballkan.
Për këtë arsye Osmani thotë se ndaj Ballkanit duhet një vëmendje e shtuar dhe e veçantë, ndonëse sipas tij nuk pritet destabilizim.
I pyetur për agresionin serb në Banjskë dhe masat e vëna ndaj Kosovës, kryediplomati maqedonas thotë se ajo që ndodhi më 24 shtator kërkon reflektim të Bashkimit Evropian dhe të vendeve të rajonit, në mënyrë që më pas të mund të vazhdohet me zhvillime të tjera.
I pyetur për draft-statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, kryediplomati maqedonas, njëherësh kryesues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha se është çështje e Kosovës të vendosë për rregullimin e brendshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë