Në ditëlindjen e heroit Adem Jashari, homazhe në Prekaz për 28 Nëntorin
Festa e Flamurit dhe ngjarje te tjera qe lidhen ne vete 28 Nentori, po shenohen edhe ne Kosove. Marre parasysh qe kjo date, perveç 113 vjetorin e pavaresise se Shqiperise, eshte edhe ditelindja e komandantit legjendar Adem Jashari e data e daljes publike te UÇK-se, adresa kryesore e festimeve ishte Prekazi.
Atje shkoj per homazhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha bashkë me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Sot pra festojmë Ditën e Flamurit, ditë jashtëzakonisht e shenjtë që i bashkon shqiptarët gjithandej përtej çdo kufiri, përtej çdo oqeani. Sot në Prekazin e lavdishëm festojmë gjithashtu ditën e shenjtë, kur kryetrimi ynë Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin në Lezhë, në vitin 1943. Sot festojmë Ditën e Pavarësisë dhe ngritjen e dy krenares në Vlorë, sot gjithashtu i festojmë daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga heroi ynë, Mujë Krasniqi, gjeneralët Daut Haradinaj dhe gjenerali dhe kolegu ynë, Rexhep Selimi. Dhe sot gjithashtu festojmë ditëlindjen e Adem Jasharit, komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është një ditë festash për shqiptarët kudo që ndodhën, është një ditë e shenjtë për neve dhe prandaj qytetarët nga të gjitha trevat, përfshirë edhe nga mërgata vijnë dhe festojnë këtu në Prekazin e lavdishëm, një ndër vendet më të shenjta që ka trevat shqiptare. Qofshim të bashkuar gjithmonë”, tha Dimal Basha, ish kryetar i Kuvendit.
Nderime ne Prekaz beri edhe nje delegacion i Partisë Demokratike të Kosovës. Ata uruan qe ky 28 Nentor te jete i fundit qe shenohet pa lideret e UÇK-se.
“Ngado që të nisemi si komb, nga këtu fillojmë, nga Prekazi legjendar, nga Prekazi i sakrificës, nga Prekazi i heroizmit, nga Prekazi që është një kujtim dhe mësim i përhershëm që atdheu, liria duhet të duhen pa kushte. Atdheu, liria janë parakusht për krijimin e çdo vlere tjetër. Nuk jam këtu si politikane, para se gjithash jam si shqiptare me përulje dhe respekt për sakrificën e komandantit legjendar, Adem Jashari në këtë festë të shumëfishtë. Sigurisht që sot na mungojnë shumë liderët tanë të luftës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniq e Rexhep Selimi. Qoftë ky nëntori i fundit që e shënojmë pa ta”, u shpreh Vlora Çitaku, deputete e PDK-së.
Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, bene edhe veteranë dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ju urojmë festat e nëntorit, katër festat të cilat janë në këtë muaj. Festa e vitit 1944 ngritja e flamurit në Krujë nga Skënderbeu, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari më 1955 dhe dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne edhe një herë ju urojmë të gjithë qytetarëve të Kosovës, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve këto festa të nëntorit. Këto festa janë të mangëta për arsye se ne i kemi krerët e UÇK-së, padrejtësisht duke u mbajtur atje nga një gjykatë, por ja që na ndodhi kjo dhe ne shpresojmë dhe besojmë se vitin e ardhshëm do t’i presim këto festa bashkërisht me ta”, tha Hysni Gucati, kryetari i OVL-UÇK-së.
Pervec zyrtareve e veteraneve, ne Prekaz si çdo vit edhe kete here zbarkuan edhe nje numer i madh i qytetareve nga te gjitha trojet shqiptare. Per nder te ketyre festave e ngjarjeve te rendesishme per shqiptaret, feste pati edhe në komunën Zveçanit. Atje, në Shkollën Fillore “Isa Boletini” në fshatin Boletin është shënuar 28 Nentori me kenge e valle.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta