Prekazi mbushet me vizitorë në 28 Nëntor: Nderohet komandanti Adem Jashari

28 Nëntor 2025 | 15:50

Në përvjetorin e ditëlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari ditën e Pavarësisë se Shqipërisë, dhe daljës për herë të parë të UÇK-së qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare kanë vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në këtë ditë, qytetarë të shumtë nga Shqipëria ishin aty për të nderuar komandantin Adem Jashari.

Qytetari nga Tirana, Elidon Gramçi tha për KosovaPress se ky është viti i pestë radhazi që viziton Prekazin për të nderuar familjen Jashari që dhanë jetën për atdhe.

Ai u shpreh se Kosova e Shqipëria është një komb.

“Është viti i pestë radhazi që vij, i nderojmë dëshmorët e atdheut, jemi një. Për të nderuar familjën Jashari sepse kanë dhënë jetën e tyre, një festë është, është dhe ajo e Vlorës, por është dhe kjo këtu”, tha ai.

Qytetari tjetër, nga Elbasani Fitim Beqiri  shpreson që një ditë Shqipëria e Kosova të bëhen një komb.

Me emocione të shumta, Beqiri i cili vizitoi për here të parë Prekazin, u ndje krenar për familjen Jashari.

“Ndiej një krenari të madhe, jam për here të parë këtu për fisin e Jasharëve, kam emocione, kanë kontribuar për çlirimin e Kosovës. Ishalla arrisim një ditë që të bashkohemi të bëhemi një komb, trojet etnike shqiptare”, tha Beqiri.

Veterani nga brigada 111 “Tigrat e Zi” Bekim Shyti shtoi se kjo festë e veçantë bashkon shqiptarët nga Leposaviçi e në Vlorë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri holandez për Euronews Albania: Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane

Kryeministri holandez, Rob Jetten këtë të martë ka zhvilluar për Euronews Albania një intervistë të shkurtër nga Ankaraja. Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha e...
13:16 | 07/07/2026

Fermerët protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë: Mos na lini pa bukë

Fermerët në Kosovë kanë protestuar sot para Ministrisë së Bujqësisë duke kërkuan që të nis grumbullimi i qumështit, pasi prej katër ditësh është ndaluar përkohësisht...
19:16 | 06/07/2026

“Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka publikuar pamje nga ceremonia e promovimit të një pulle përkujtimore kushtuar 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së. Në...
15:40 | 06/07/2026