Në drejtim të PS-së/ Cilat janë figurat politike që kanë braktisur Partinë e Lirisë

26 Shtator 2025 | 17:36

Ndër vite disa figura të rëndësishme të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim sot Partia e Lirisë janë larguar nga kjo forcë politike në drejtim të Partisë Socialiste. Për më tepër ndjekim materialin e përgatitur.

Silva Caka është figura e fundit e cila largohet nga Partia e Lirisë, por ajo nuk është e vetmja. Ndër vite, anëtarët e ish LSI-së tanimë Partisë së Lirisë janë larguar nga kjo parti dhe i janë bashkuar Partisë Socialiste.

Lëvizjet kanë nisur fillimisht me Spartak Brahon, Lefter Kokën, Nasip Naçon, Agron Çelën të cilët iu bashkuan listave për deputetë të Partisë Socialiste në kohën kur u bën pjesë e selisë rozë.

Në legjislaturën e kaluar, Nasip Naço ishte kryetar i komisionit të sigurisë kombëtare. Po ashtu edhe kryetari aktual i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo ka ardhur nga radhët e Partisë së Lirisë.

Përpara fushatës për zgjedhjet e 11 majit, Endrit Braimllari iu bashkua PS, duke u përfshirë në listat e Tiranës.

Ai nuk mundi të siguronte mandatin e deputetit, por u emërua nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Nga Partia e Lirisë janë larguar edhe Gledion Rahovica dhe Klevi Pojana.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Janë vënë në pranga këtë të premte në Durrës dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim dhe tregtim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale,...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026