Në duart e SPAK, gazetari rendit dosjet që kërcënojnë mazhorancën dhe opozitën
Trashëgim Sokoli, drejtori i Informacionit në Ora News, gjatë një interviste për Euronews Albania renditi sipas tij dosjet që janë nën hetim nga SPAK dhe që kërcënojnë mazhorancën dhe opozitën.
Sipas gazetarit dosjet janë ato të inceneratorëve, dosja e Elbasanit dhe dosja e koncesioneve në shëndetësi.
“Një prej dosjeve më të nxehta lidhet me inceneratorët, të cilat dy fragmente të kësaj dosjeje janë dërguar në gjykim. Fragmenti i tretë për incenenatorin e Tiranës mbahet në SPAK dhe nuk ka transparencë për të. Ka edhe disa episode të tjera të kësaj dosje që kanë të bëjnë me ministrat, me ministritë. Në momentin që SPAK mbylli dosjen e Elbasanit, disa materiale që flasin për zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë të paprekur nga hetimi i tanishëm, janë veçuar në një dosje të dytë dhe sipas burimeve zyrtare janë mbajtur për t’u hetuar më vete. Një prej dosjeve është në duart e Kondilit; është dosja e koncesioneve në shëndetësi, që nuk ka asnjë veprim që po flasim. Një dosje tjetër në duart e Kondilit është ajo e Teatrit Kombëtar”, u shpreh ai.
“Kraja, drejtuesi aktual i SPAK, ka dhënë sinjale të qarta se donte ta vazhdonte mandatin edhe pse ligji nuk ia lejon”, tha më tej Sokoli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor