“Politika larg garës për SPAK”, Daci: Yuri Kim nuk flet kot, ka informacione
Juristi Jordan Daci thotë se shqetësimi i ambasadores amerikane Yuri Kim për mundësinë e përfshirjes së politikës në zgjedhjen e kreut të SPAK nuk është i pabazë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Daci u shpreh se Shqipëria në 30 vjet nuk ka mundur të krijojë pushtete të pavarura dhe ekzekutivi kontrollon të gjitha pushtetet, përfshirë edhe legjislativin.
“Shqetësimi i Kim është i drejtë pasi nuk kemi mundur të krijojmë pushtete të pavarura. Ekzekutivi kontrollon gjithçka, edhe legjislativin. Ndërhyrja duhet të jetë se s’bën nga pushteti. I besoj se ambasadorja nuk flet kot dhe i ka informacionet të sakta. Procesi duhet të rrijë larg politikës”, tha Daci.
Sipas tij, të tre kandidatët për kreun e SPAK janë të denjë për ta kryer atë detyrë, por është në përgjegjësinë e anëtarëve të KLGJ të mos i nënshtrohen asnjë ndërhyrjeje për të zgjedhur një person me integritet.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve