“Serbët na kërcënuan”! Flet sipërmarrësi që vendosi logot e FSK në Times Square
Sulmi terrorist që ndodhi të dielën ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjkau dhe u plagos një tjetër, ka nxitur reagime të shumta. Në mesin e këtyre reagimeve pati shumë falënderime për pjesëtarët e Policisë së Kosovës për punën e tyre profesionale.
Në shenjë falënderimi për Policinë e Kosovës, mbrëmë në sheshin “Times Square” në New York, në ekranin gjigand është shfaqur logo e policisë bashkë me atë të UÇK-së dhe FSK-së.
E gjithë kjo është realizuar nga Dren Deva nga Mitrovica dhe kompania e tij.
Në një intervistë për Euronews Albania, biznesmeni shqiptaro-amerikan tregoi se ka marrë reagime të shumta përgëzimi në rrjetet sociale nga shqiptarët në Amerikë, Evropë dhe Kosovë, por edhe kërcënime nga komuniteti serb.
“Reagimet kanë qenë të mëdha gjithandej, edhe nga diaspora shqiptare në Amerikë, Evropë dhe nga Kosova, kemi marrë shumë “share” në rrjetet sociale. Kemi marrë reagime edhe negative nga Serbia që kanë qenë të ashpra ndaj nesh, edhe kërcënime, se pse janë shfaqur ato foto dhe pse është logoja e policisë së Kosovës në Nju Jork”, tregoi sipërmarrësi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ish-zv/ministri i Jashtëm i Kosovës: Ishte akt terrorist, Serbia të sanksionohet…
- Përplasjet ne veri të Kosovës, kryetari i Preshevës: Jam i stresuar dhe i mërzitur
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes