Në grevë prej 9 ditësh, përkeqësohet gjendja e tre naftëtarëve
Në ditën e 9- të së grevës së urisë pa afat, tre grevistët Dorjan Dylmishi, Dritan Rrapushi dhe Eduart Selami kanë shfaqur probleme me luhatje të tensionit dhe kanë marrë trajtim mjekësor me injeksione, ndërsa Eduart Selami në gjendje më të rënduar është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, për ndihmë të specializuar.
Kreu i Sindikatës Dritan Shahu, ka pohuar se pavarësisht situatës së krijuar greva do të vazhdojë.
“Vendburimi i naftës po shkon drejt kolapsit ndërsa kompania vijon me papërgjegjshmëri të mos marrë në konsideratë kërkesat e drejta të punonjësve,” ka thënë Shahu.
Shëndeti i atyre pak punonjësve që janë ne punë po rrezikohet e madje edhe vetë funksionimi i vendburimit ka theksuar kreu i sindikatës ndërsa ka paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm të grevës deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Nga ana tjetër kompania “Bankers Petroleum” vijon me të njëjtat deklarata që nuk ofrojnë asnjë zgjidhje për grevistët.
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës