Në kërkim nga Italia për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 43-vjeçari shqiptar (EMRI)

28 Mars 2026 | 12:00

Policia e Tiranës ka arrestuar një 43-vjeçar që rezultonte në kërkim nga autoritetet italiane.

Në kuadër të operacioni të koduar “Vendimi”, në rrugën “Don Bosko” u bë e mundur kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi, i shtetasit Elton Miha, 43 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences/Itali, në vitin 2015, e ka dënuar me 11 vite e 10 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhje e rëndë”, “Shfrytëzim prostitucioni”, dhe “Shkelje e ligjit për migracionin”, bëri me dije policia.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve

Ditën e sotme, në qytetin e Sarandës policia ka gjetur një motor të braktisur buzë detit, i cili dyshohet se u përket autorëve të atentatit...
18:01 | 18/07/2026

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit

Tava e Elbasanit mbetet një nga simbolet më të forta të identitetit të qytetit. Në Festën e Tavës, të organizuar në qendër të Elbasanit, qindra...
17:35 | 18/07/2026