Në kërkim nga SPAK, familjarët denoncojnë zhdukjen e Ervis Martinajt

11 Gusht 2022 | 10:49

Familjarët e Ervis Martinajt, një nga të shumëkërkuarit e policisë dhe Strukturës së Posaçme (SPAK) kanë denoncuar në polici se kane humbur kontaktet prej disa ditësh me të.

Martinaj është shpallur në kerkim nga SPAK pas dëshmisë së Nuredin Dumanit pasi akuzohet se ka ofruar deri në 500 mije euro për ekzekutimin e Endrit Dokles.

Ndërkohë, policia dyshon se ai është larguar prej disa muajsh jashtë Shqiperisë në mënyrë ilegale. Nga verifikimi i sistemit TIMS, është parë që ka pasur lëvizje të shpeshta drejt Kosovës të Ervis Martinajt, por në periudhën kur nuk ishte shpallur në kërkim.

Nga ana e policisë, ka dyshime se ai mund të jetë larguar drejt Dubait.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se denoncimi do të vleresohet, por nga ana tjetër ka dyshime se kjo mund të jetë edhe një inskenim.

Denoncimi i familjarëve, vjen pas rreth një muaji nga atentati në Fushë-Krujë ku mbetën të vdekur 3 persona, një prej tyre kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj.

Ervis Martinaj është një personazh i njohur i botës së krimit, i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, siç ishte masakra e Bllokut në shkurt të vitit 2018.

Më herët, ai është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për fshehje të ardhurash dhe organizim të lojërave të fatit. Kjo çështje ndodhet në Gjykatën e Apelit dhe nuk ka ende një vendim të formës së prerë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihen nga flakët tokat e fshatit Rromës në Mallakastër, digjen ullishte dhe sipërfaqe bujqësore (VIDEO)

Një zjarr ka rënë paraditen e kësaj të enjteje në tokat e fshatit Rromës të Mallakastrës. Sipas burimeve paraprake, flakët kanë përfshirë dhe djegur toka...
14:04 | 23/07/2026

Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)

Teksa protesta para Kuvendit ende vijon prej disa orësh, protestuesit kanë nisur të pastrojnë rrugët e kryeqytetit. Pastrimi i ambienteve para Kuvendit vjen pas tensioneve...
13:54 | 23/07/2026

Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për veprën penale vjedhja. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë shtetasi...
13:39 | 23/07/2026