Në kërkim nga Suedia për krim të organizuar, arrestohet në Prishtinë shtetasi i huaj
Një shtetas i huaj është arrestuar në lagjen “Marigona” në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në krim të organizuar, ndërsa ndaj tij ekzistonte edhe një urdhërarrest ndërkombëtar i lëshuar nga autoritetet suedeze. Arrestimi u krye nga njësitë e Taskforcës së Policisë së Kosovës.
Gjatë kontrollit në shtëpinë ku po qëndronte i dyshuari, policia ka sekuestruar 52,480 euro para të gatshme, një letërnjoftim të falsifikuar, një patentë shoferi të falsifikuar, tre telefona celularë, një orë Rolex, dy DVR të kamerave të sigurisë dhe një veturë.
“I dyshuari është ndaluar dhe arrestuar lidhur me dyshimet për krim të organizuar. Gjatë bastisjes janë sekuestruar prova të shumta materiale. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rasti po hetohet në koordinim me autoritetet ndërkombëtare, ndërsa pritet procedimi i mëtejmë ligjor për ekstradim

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)