Në kërkim për çështjen e inceneratorëve, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Ahmetajn
Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afatet hetimore për ish-zëvëndës kryeministrin Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim që prej muajit korrik të vitit 2023, për çështjen e inceneratorëve.
Afatet hetimore përfundonin në datë 21 qershor, ndërkohë që verifikimet e tjera që po kryen Struktura e Posaçme kanë bërë që dy prokurorët e ccështjes, Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai, t’i zgjasin me tre muaj afatet.
Çka do të thotë që dosja, pritet të dërgohet në gjykatë në muajin shtator. Zgjatja e hetimeve i është komunikuar avokatëve mbrojtës të Arben Ahmetajt.
Më 24 korrik të vitit që lam pas, SPAK shpalli zyrtarisht në kërkim ish-zëvëndës kryeministrin Arben Ahmetaj, duke ngritur ndaj tij tre akuza, “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.
Ndërkohë që në muajin mars të këtij viti, SPAK i komunikoi ish ministrit të financave akuzat, përmes avokatëve të tij mbrojtës.
Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare.
Për të njëjtën ccështje, është marrë e pandehur edhe ish bashkëshortja e Ahmetajt Albina Mancka, bashkëjetuesja aktuale Erjola Hoxha, për “fshehje të pasurisë” dhe “pastrim parash”.
Po ashtu, të pandehur janë marrë edhe disa biznesmenë.
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën