Në kërkim që nga 2018, bosi i mafies “Ndragheta” arrestohet në katedrale

27 Prill 2023 | 22:16

Bosi i një nga bandave më të mëdha dhe të rrezikshme të mafies istaliane, Pasquale  Bonavota, është arrestuar këtë të enjte në katedralen e qytetit verior të Genovas.

Një urdhër arresti për vrasje dhe shoqatë mafioze. Policia thotë se 49-vjeçari drejton mafien famëkeqe ‘Ndrangheta.

Grupi është familja më e fuqishme mafioze e Italisë dhe thuhet se kontrollon pjesën më të madhe të furnizimeve të kokainës në Evropë.

Pasquale Bonavota të cilin gazeta La Stampa e përshkruan si “boss foshnja” – kishte qenë në katedralen e qytetit kur u arrestua dhe mbante një ID false, sipas raporteve të mediave lokale.

Ai është një nga të pandehurit në një “maksi-gjykim” në vazhdim, në të cilin më shumë se 300 persona përballen me akuza në lidhje me krimin e organizuar.

Në atë rast, Pasquale Bonavota përshkruhet si një lider që “merrte vendimet më të rëndësishme” së bashku me bosët e tjerë të lartë “Ndrangheta” dhe “kujdesi për interesat e shoqatës në zonën e Romës dhe në sektorët e lojërave të fatit dhe trafikut të drogës”,- raporton agjencia e lajmeve AFP.

Arrestimi i tij vjen tre muaj pas kapjes së profilit të lartë të bosit të mafias sicilian Matteo Messina Denaro në janar pas 30 vitesh në arrati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026

Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës

Asteroidi (152637) 1997 NC1 do të kalojë pranë Tokës pa rrezik të shtunën dhe do të jetë i dukshëm për vëzhguesit me ndihmën e një...
17:02 | 24/06/2026

Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra

Britania e Madhe ka ndërruar gjashtë kryeministra që nga viti 2011, por një banor i Downing Street ka mbetur i pandryshuar gjatë gjithë kësaj periudhe, macja Larry....
16:57 | 24/06/2026