“Në kërkim të thesareve”, grabitësit e objekteve të çmuara postojnë video në Tik-Tok

22 Maj 2023 | 16:18

Në rrjetet sociale, prej disa kohësh, persona të paidentifikuar postojnë video duke kryer gërmime arkeologjike, duke gjetur monedha apo dhe objekte me vlerë.

Me aparat gjurmimi metalesh në dorë, kërkuesit e thesareve, siç quhen në të shumtën e rasteve, reklamojnë në rrjetet sociale, disa prej objekteve që kanë gjetur si dhe mënyrën sesi mund ti kërkojnë.

Gërmime të tilla, janë kundër ligjit.

”Të gjithë klandestinët, janë hajdutë, nuk është e lejuar për të bërë kërkime arkeologjike në asnjë vend tjetër. Licenca merret për të bërë kërkime në shtëpinë tënde të shekullit të 20”, thotë arkeologu  Skënder Muçaj.

Botimet që janë bërë ndër vite për njësitë e mëdha dhe të vogla arkeologjike i kanë ndihmuar këta persona për të gjetur vendet e fshehura. Në disa raste të tjera ndihmohen dhe nga banorët e zonave përkatëse.

“Në pjesë e tyre janë të pajisur me detektor, nuk përdorim as ne që jemi në këtë sektor…Në varr përveç vazos ka dhe objekte metalike, ai e ka identifikuar varrin, e gërmon dhe gjen. Varret janë të periudhave të ndryshme, nga prehistoria e deri më periudhën e bronzit”, tregon Muça.

Monedhat e vjetra apo objektet e çmuara që gjejnë janë pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit. Një pjesë e tyre përfundojnë në treg të zi jashtë vendit dhe as nuk regjistrohen.

Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës është e ndaluar me ligj dhe kudo që importon, eksporton, si dhe tregton këto vepra me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.  Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026