Në Kosovë vrapojnë në mbështetje të fëmijëve me autizëm

3 Korrik 2022 | 13:47

Për të treten herë me radhë në Kosovë është mbajtur minimaratona humanitare “Vrapo për Autizëm 2022”.

Maratona 5 kilometërshe nisi nga sheshi i kryeqytetit “Ibrahim Rugova”, dhe bashkoi qindra qytetarë, politikanë e personalitete të tjera me qëllim të sensibilizimit të shoqërisë në përkrahje të fëmijëve me autizëm, raporton KosovaPress.

Ndërkohë, të gjitha mjetet e gjeneruara nga numrat e blerë për pjesëmarrje në maratonë, do të shkojnë në përkrahje të kësaj kauze.

Organizatori i këtij aktiviteti, Burim Krasniqi tha se qëllimi i aktivitetit është për t’i ndihmuar fëmijët me autizëm, dhe se tashmë ky aktivitet është bërë tradicional.

“E kemi bërë për t’i ndihmuar fëmijët me autizëm. Është bërë tradicionale, ky është edicioni i tretë dhe do të vazhdojmë për më tepër. Mendoj se duhet të ketë edhe aktivitete të tjera në shenjë kontributi dhe sensibilizimi për shoqëritë e margjinalizuara”, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se si ushtria do t’i përkrahin gjithmonë këto aktivitete, ndërsa ka shtuar se sa më shumë të ketë aktivitete të tilla, është më mirë edhe për përgatitje për pjesëmarrjen në ushtrinë në të ardhmen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë këtë të premte takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike...
09:12 | 10/07/2026

Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se e ka pranuar ftesën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ai tha se do të marrë pjesë...
19:02 | 09/07/2026

Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur...
17:18 | 09/07/2026