Në Libi, çmimi 3 lek për litër josh kontrabanduesit e karburanteve

15 Shtator 2022 | 16:31

Pjesa dërrmuese e naftës së kapur kontrabandë në Mesdhe ka si origjinë Libinë dhe Sirinë, që të dyja vendet që ndodhen nën regjimin e embargove të OKB-së dhe të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e vendeve të tjera perëndimore. 

Nafta siriane ka si destinacion vendet e Lindjes së Mesme, kryesisht Egjiptin, ndërsa karburantet e kontrabanduara nga Libi synojnë vendet e BE-së, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Aktualisht, një litër naftë në Libi varion nga 3 deri në 4 lek, ndërsa me shumicë çmimi zbret edhe më poshtë. Çmimi josh kontrabanduesit, mes të cilëve edhe nga Shqipëria. Kjo provohet nga kapja e javëve të fundit të dy dërgesave me një total prej 700 mijë litrash. Në të dyja rastet anijet janë mbushur në portet libiane. 

Portet kryesore ku furnizohen kontrabandistët janë në lindje të vendit afrikan, ku kontrolli i qeverisë qendrore të Tripolit është thuajse inekzistent. Porti kryesor i përdorur prej tyre është ai i Marsa el Hariga për të lundruar më pas drejtpërdrejt në Shqipëri, ose me tranzit në portet e Maltës.

Libia ndodhet prej rrëzimit të Muamer Gadafit në konflikt të armatosur e trazira. Në 2020 u nënshkrua një armëpushim, por situata mbetet e tensionuar prej milicive lokale e fisnore, sidomos në lindje të vendit.  

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026