“Në lokal nuk lejohen më personat nën 18-vjeç”, mesazh edukues për rininë
Vitet e fundit, pranë shkollave të mesme u ndërtuan shumë lokale, gjë që solli edhe thithjen e kilentelës, krysisht gjimnazistë. Në Pogradec, në shëtitoren e qyteti, një biznes i tillë ka ndërmarrë një vendim që prek drejtpërdrejt xhepat e pronarit, por sipas tij, qëllimi e justifikon mjetin. Ai ka vendosur që të mos lejojë gjatë orarit të mësimit dhe pjesës tjetër të ditës, asnjë nxënës dhe askënd nën 18 vjeç, e për këtë gjë në hyrje ka vendosur një tabelë ku e komunikon këtë fakt me shkronja kapitale.
“E morëm si iniciativë duke parë që nxënësit kishin tendencë të lënies së orëve të mësimit, mosfrekunetimin e shkollës. Pamë që kishin kaluar nga librat tek veshjet ekstravagante, tek duhani, fjalori banal dhe mendojmë të japim mesazh për gjithë njerëzit e për bizneset që mos përfitojnë nga mosha e tyre e vogël. Jemi lokal afër gjimnazit.”-Armand Hoxha, menaxheri i lokalit.
Por ky vendim ka edhe pasoja ekonomike, pasi praktikisht po largohet klientela. Por mesa duket mesazhi që kërkon të përcjellë vlen më shumë se të ardhurat.
“Kjo sjell peshë në financat e lokalit pasi çdo individ përkthehet në të ardhura por ne mendojmë më mirë një lokal bosh sesa një shkollë bosh. Po bëjmë sensibiliziem për pronarët e lokaleve të tjerë qe janë vetë prindër.” -Armand Hoxha, menaxheri i lokalit.
Iniciativa është vlerësuar edhe nga specialistët e fushës së shëndetit mendor si dhe punonjësit socialë.
“Nisma është pozitive për ndikimin në komunitet. Interesi me i larte i fëmijës. Gjithë fëmijët gjatë orëve mësimore nuk duhet të devijojnë. Ambienti i shkollës gjatë kësaj fashe. Çdo aktivitet tjetër jashtë shkollës është deviant. Subjektet dhe komuniteti jonë në Pogradec duhet të bëjnë përpjekjet tona që fëmijët gjatë orëve të mësimit të jenë në mësim, siç është subjekti në fjalë që ndalon prezencën e të miturve gjatë orarit mësimor. Të gjithë jemi prindër, asnjë prind nuk dëshiron që gjatë mësimit të ishte në lokal.”- Arbi Basho, punonjës social
Ky shembull nga Pogradeci pritet të ngjallë debat edhe në qytete të tjera të vendit, për mënyrën sesi komuniteti dhe bizneset mund të kontribuojnë sadopak në edukimin e brezit të ri.
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil