Në mbështetje të Kombëtares, qindra tifozë shqiptarë nga RMV në Qafë Thanë

12 Tetor 2023 | 16:42

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës me dhjetëra shqiptarë me banim në Maqedoninë e Veriut po kalojnë kufirin me qëllim për të shkuar në stadiumin “Air Albania”, aty ku ditën e sotme Kombëtarja shqiptare përballet me Republikën Çeke.

Tifozët e shumtë në numër shprehen entuziastë për një fitore të ekipit shqiptar, për të hapur rrugën drejt kualifikimit për në Europianin 2024 në Gjermani.

Pasioni i djemve për Kombëtaren ka bërë që shumë prej tyre të lënë gjithçka për ta mbështetur skuadrën nga stadiumi.

Burime zyrtare pranë pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës bëjnë me dije se vetëm ditën e sotme kanë kaluar nga Maqedonia e Veriut drejt vendit tonë me shume se 1000 shtetas, 400 prej të cilëve kanë deklaruar se kanë ardhur për të parë ndeshjen Shqipëri-Çeki.

Drejtoria e policisë së qarkut të Korçës ka marrë masa duke kontrolluar tifozët në veçanti për mjete piroteknike si dhe parulla me përmbajtje fyese.

Rruga e dhjetëra tifozëve drejt kryeqytetit duket plot pasion.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026