“Në mbrojtje të mjedisit”- Sfilatë e nxënësve të shkollave në Durrës
Një sfilatë origjinale me materiale të riciklueshme u zhvillua nga disa nxënës në Durrës, duke dhënë mesazhin e një mjedisi të pastër.
Sfilata, pjesë e aktivitetit me temë “Unë ricikloj”, një nismë mjedisore që synon të motivojë komunitetin, bëri bashkë nxënës, mësues e prindër për një mjedis më të qëndrueshëm dhe me më pak mbeturina.
“Tematika e riciklimit është një çështje shumë aktuale, ndaj së cilës të gjithë duhet të jeni të ndjeshëm, ndaj dhe ne, nëpërmjet këtij aktiviteti duam të përcjellim një mesazh shumë të rëndësishëm, në funksion të mbrojtjes së mjedisit”, tha Blerta Maliqati, drejtoresha e shkollës “Jusuf Puka”.
“Nuk mjafton vetëm institucioni, por duhet puna e të gjithëve për të bërë e për të çuar përpara vepra të mira”, tha Amarilda Thërmija, drejtoresha e ZVA Durrës.
Mësues dhe nxënës të klasave nga e para deri në të nëntën ofruan modele konkrete të punimeve të tyre me materiale të riciklueshme, të paraqitura si një ekspozitë e hapur.
Shumë prej tyre krijuan veshje të bëra nga materiale të riciklueshme dhe interpretuan këngë dhe valle tradicionale.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet