Në prag të dhunimit, Antoneta Koçi rrëfen ngjarjen: Nuk doja të kuptonte frikën time

2 Shtator 2022 | 07:28

Pas rastit të abuzimit seksual me 11-vjeçaren në Prishtinë, opinioni publik ka reaguar. Personazhe të njohur përveçse kanë ngritur zërin kanë ndarë dhe historitë e tyre personale.

Konkretisht, këngëtarja Dafina Zeqiri pohoi se ka qenë e abuzuar seksualisht, ndërkohë moderatorja Antoneta Koçi tregoi në Euronews Albania se është ngacmuar dhe ka qenë në prag të dhunimit, por fatmirësisht ka mundur të vrapojë dhe ka shpëtuar.

Koçi u shpreh se ngjarja ka ndodhur verën e vitit të kaluar në Parkun e Liqenit kur një person filloi të ecte krah saj duke e ngacmuar vazhdimisht edhe pse ajo i kërkonte të largohej.

“Në një moment e gjeta veten në një situatë ku mendova shumë lloj skenarësh dhe asnjëri prej tyre fatmirësisht nuk ndodhi sepse unë arrita të vrapoj shumë shpejt dhe fatmirësisht më doli një çift përpara. Në një moment fillova të dëgjoj disa hapa. Aty ku po kaloja, në një rrugicë, nuk kishte fare njerëz në një moment dhe fillova të dëgjoj një person që po vraponte, po mu duk diçka e dyshimtë. Gjithsesi ai personi filloi të ulte shpejtësinë derisa filloi të ecte normalisht krah meje. Filloi të bënte ngacmime të ndryshme, unë normalisht shumë serioze ju ktheva që ‘të lutem vazhdo rrugën sepse nuk dua të të flas, kam problemet e mia’ e gjëra të tilla, ai vazhdonte komunikonte me mua dhe vazhdonte të bënte ngacmime,” – tregoi Antoneta për Euronews Albania.

Ajo rrëfeu se vazhdimisht po bënte telefonata, por e kishte të vështirë të shpjegonte vendndodhjen e saj, ndërsa në të njëjtën kohë refuzonte t’i linte të kuptuar personit që po e ngacmonte se kishte frikë apo e kishte kapur paniku.

“Ruajta qetësinë deri në momentin që ai filloi të tregohej problematik, sepse erdhi mu afrua, më kapi nga supet dhe tentoi të më puthte, në atë moment pastaj unë fillova të vrapoj me sa fuqi kisha deri në momentin që pash një çift dhe ju bashkova atyre,” – rrëfeu Antoneta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026