Në pranga prokurori i Sarandës, akuzohet për korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë
Ditën e sotme është vënë në pranga prokurori i Sarandës, Sali Hasa, i akuzuar për korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë.
Hetimet u kryen nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
Autoritet bëjnë me dije se nga ky hetim janë grumbulluar prova të mjaftueshme të cilat krijuan dyshimin se bëhet fjalë për vepra penale të korrupsionit pasiv të prokurorëve, sipas nenit 319/ç të Kodit Penal.
Gjithashtu, në pranga janë vënë edhe katër persona të tjerë, dy prej të cilëve kanë lidhje me futbollin dhe akuzohen për paracaktim të rezultateve në garat sportive:
Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Sarandës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim.
Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim.
Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.
Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, janë sekuestruar materialet në zyrën e prokurorit Sali Hasa.
LEXONI GJITHASHTU:
Apeli i GJKKO-së lë sërish në qeli gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër