“Në Serbi ka valë kriminaliteti”, shkrimtari serb: Vuçiç të mbajë përgjegjësi
Shkrimtari serb Dejan Atanaçkoviç tha se në Serbi ka inat dhe zemërim kundrejt qeverisë. Sipas tij njerëzit janë të zhgënjyer nga presidenti Aleksandër Vuçiç, pasi prej tij vjen edhe mungesa e papërgjegjshmërisë së institucioneve.
Ai tha gjithashtu se në serbi ka një valë të lartë kriminaliteti dhe rastet e ndodhura së fundmi nuk janë të vetmet.
“Doja të thoja se pas tronditjes në fillim, tani ka zemërim dhe inat kundrejt qeverisë, i cili do të vazhdojë e do kthehet në një lloj vullneti politik për popullin serb. Ne shpesh herë fajësojmë vendet perëndimore sa i takon kulturës së armëve, por e vërteta është se sot Serbia ka një valë kriminaliteti edhe pse raste si këto janë të radha.
Vrasjet e ndodhura së fundmi janë të lidhura me qeverinë, me sistemin mediatik, me krimin e organizuar dhe protesta që ju sapo treguat në televizionin tuaj, ne kishim mbi 10000 njerëz në rrugë, që identifikojnë si burim të kësaj situate një njeri të vetëm, Aleksandër Vuçiçin. Mungesa e papërgjegjshmërisë nga institucionet vjen si pasojë e qeverisjes së Aleksandër Vuçiç”,-tha Dejan Atanaçkoviç.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 21:04 Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
- 20:58 INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 20:47 “E duan Shqipërinë shesh për horrllëk e pisllëk”, Rama: Korbat dhe sorrat do dështojnë
- 20:39 Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
- 20:31 Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 20:27 Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite