Në telajon e një shoferi, hapet në Vlorë ekspozita e 80-vjeçarit
Rahmi Dervishaj është 80 vjeç. Gjithë jetën ka qenë shofer por një nga rrugëtimet më të apasionuara ka qenë piktura.
Ai nuk e ndoqi dot shkollën e pikturës por gjithsesi ndër vite e kultivoi pasionin për të ardhur me një ekspozitë në Galerinë e Arteve në Vlorë.
Janë 25 piktura të cilat kanë në qendër dashurinë për Vlorën, qytetin ku u lind dhe u rrit.
“Unë jam shofer që në 62-shin, shofer parku, shofer autobusi. S’kam shkollë, ku kam shkollë pikture. Nga piktura në pikturë unë shikoja ndryshime dhe pastaj më erdhi energjia që të bëja një ekspozitë,” – u shpreh Dervishaj.
Piktori Edi Kojani e cilëson ekspozitën mjaft të veçantë ndërsa tregon fragmente të shoferit të dashuruar me pikturën.
“E mbaj mend kur isha nxënës që pikturonim dhe shkonim në studiot e Agronit, Skënderit apo Nestorit dhe unë shikoja dhe Rahmiun. Aty marr vesh që Rahmiu pikturonte dhe ja sot ai vjen me një ekspozitë me 25 punë, janë interesante, ka elementë me të vërtetë profesional dhe artistik,” – tha Kojani.
Miq dhe dashamirēs nuk kanë munguar në ekspozitë. Ekpsozita e Rahmi Dervishaj 80 vjeçarit energjik dhe të apasionuar me artin do të qëndrojë e hapur deri më 27 prill.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit