Në Tiranë nis Plug and Play Tirana Expo, festivali që bashkon vizionarët

16 Tetor 2025 | 17:45

Në Tiranë ka nisur Plug and Play Tirana Expo, eventi dyditor që shënon kulmin e programit akselerues të parë të Plug and Play në Shqipëri. Panairi, që zhvillohet më 16 dhe 17 tetor në Piramidën e Tiranës, synon të lidhë ekosistemin shqiptar të startup-eve me rrjetet më të mëdha të inovacionit dhe investimeve në botë.

Eventi organizohet nga Plug and Play Tirana, me mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në bashkëpunim me IDEMIA SMART IDENTITY by In Groupe, Bashkinë e Tiranës, Piramidën dhe Innovation Hub.

Në ceremoninë hapëse morën pjesë Anuela Ristani, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, Seena Amidi, partner menaxhues për rajonin EMEA në Plug and Play, dhe Michael D. Granoff, kryetar i Bordit të Drejtorëve të AADF.
Pas fjalimeve zyrtare, u zhvillua edhe ceremonia e diplomimit të startup-eve pjesëmarrëse, të cilat kanë kaluar me sukses programin akselerues dhe janë gati për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare.

Nga 22 startup-e pjesëmarrëse, 10 do të vazhdojnë udhëtimin e tyre për 6 javë në Silicon Valley, ku do të kenë mundësi të prezantohen para investitorëve globalë dhe të zgjerojnë bashkëpunimet ndërkombëtare.

Në Plug and Play Tirana Expo po marrin pjesë rreth 140 investitorë ndërkombëtarë nga kompani si Mastercard, Visa, Raiffeisen Bank, Air France, Bosch, BNP Paribas, ExxonMobil e shumë të tjera, ndërsa folës nga mbi 20 shtete ndajnë përvojat e tyre në panele mbi inteligjencën artificiale, fintech, qëndrueshmërinë, mobilitetin, kibernetikën, agritech, medtech dhe edtech.

Piramida e Tiranës është shndërruar për dy ditë në një festival idesh dhe teknologjie, me shëtitje inovacioni, demonstrime live, workshope dhe sesione rrjetëzimi që kthejnë kontaktet në mundësi bashkëpunimi reale.
Eventi do të mbyllet me një after-party, që simbolizon frymën e bashkimit dhe të krijimit të një ekosistemi të gjallë inovacioni në Ballkan.

Plug and Play Tirana Expo sjell në Shqipëri energjinë e Silicon Valley dhe shënon një hap të rëndësishëm drejt pozicionimit të Tiranës si një qendër e re rajonale për startup-et dhe teknologjinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës

Prej gati 5 orësh protestuesit po vijojnë protestën para Kryeministrisë. Qytetarë të shumtë vijojnë të jenë të mbledhur para Kryeministrisë ndërsa grupe të tjera të...
23:58 | 20/06/2026

Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda

Kryeministri Edi Rama mësohet se do të udhëtojë të hënën, më 22 qershor drejt Parisit. Burime për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu bëjnë me...
23:21 | 20/06/2026

Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë

Aktivistja Edlira Çepani e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Çepani gjatë fjalës...
23:06 | 20/06/2026