Në Veri shfaqet postera me flamurin serb ku shkruhet: Po vijmë për Krishtlindje

19 Nëntor 2024 | 12:27

Në katër komunat e veriut të Kosovës të martën janë shfaqur postera me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mesazhin “Po vijmë për Krishtlindje”.

Policia e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se, pas konsultimit me prokurorin, është vendosur që rasti të mos hetohet, pasi “nuk ka rast”.

Krishtlindja ortodokse festohet më 7 janar.

Shfaqja në veri e postareve të tillë apo grafiteve me mesazhe që bëjnë thirrje për kthimin e Ushtrisë Serbe në Kosovë ose thirrje për rezistencë ndaj Qeverisë së Kosovës, nuk është gjë e re.

Policia deri më tani i ka hetuar këto raste, por publiku nuk është njoftuar nëse dihet kush qëndron pas tyre.

Në fillim të qershorit u shfaq një pamflet me portretin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me mesazhin: “Komandant suprem, po të presim”.

Më herët, në shkurt, persona të panjohur lanë fletëpalosje në ndërtesat e Mitrovicës së Veriut me thirrje për rezistencë, të cilave u paraprinë edhe mbishkrimet grafiti si, “Kur ushtria të kthehet në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.

Qeveria e Kosovës i shpalli “Brigada e Veriut”, dhe “Mbrojtjen Civile”, organizata terroriste në fund të qershorit 2023, për shkak të bindjes se pjesëtarët e saj morën pjesë në sulme të ndryshme ndaj Policisë së Kosovës.

Gjithashtu, dhjetë ditë para sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023, në Mitrovicën e Veriut u shfaq një grafit me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe mbishkrimin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Në atë sulm në veriun e Kosovës mori pjesë një grup i armatosur serbësh, ku u vra një polic kosovar.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, një ish-politikan nga Kosova, i cili ndodhet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara.

Përndryshe, Brigada e Veriut ka filluar të shkruajë grafitet me mesazhe si “Mos u shqetësoni, jemi këtu, po presim” dhe të ngjashme që nga nëntori 2022, kur pjesëtarët e komunitetit serb u larguan nga institucionet e Kosovës në veri, me iniciativën e Listës Serbe.

Veriu i Kosovës gjatë dy vjetëve të fundit është përfshirë nga tensione të larta për shkak të përpjekjeve të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti për ta shtrirë autoritetin në atë pjesën e vendit të banuar me shumicë serbe.

Disa nga masat e ndërmarra në këtë drejtim janë: mbyllja e institucioneve të Serbisë në Kosovë, heqja e dinarit serb dhe ndalimi i targave serbe për qytetet në Kosovë.

Bashkësia ndërkombëtare i ka kritikuar disa nga këto veprime të qeverisë së Kosovës, duke argumentuar se hapat “të pakoordinuar dhe të njëanshëm” mund të rrisin tensionet në terren.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026