“Në vetmi dhe skamje”, historia e muzikantit 74-vjeçar që jeton pa asnjë të ardhur

8 Shkurt 2023 | 18:17

Rasim Maksuti është 74 vjeç dhe jeton në periferi të Vlorës. 7 vite më parë ai humbi bashkëshorten dhe sot jeton i vetëm, pa asnjë përkrahje.

Shtëpia ku banon, vetëm e tillë s’mund të quhet. Pa asnjë të ardhur dhe në pamundësi për të përballuar jetën, duket sikur I moshuari është dorëzuar përballë fatit që I ka rezervuar jeta.

“Kam batanijen, pa zjarr, pa drita, m’i prenë, se s’i paguaj dot . Ndihmë nga shteti, po më ndihmuan mirë po s’më ndihmuan të vdes”, thotw i moshuari.

Në rininë e tij ishte i apasionuar pas muzikës, madje ishte disa herë pjesëmarrës në festivalin e këngës në qytetin e lindjes.

“Punëtor në fermë kooperativë, tani mbaroi filmi. Muzikant kam qenë, 7 herë në festival në Gjirokastër”,  tregon 74-vjeçari.

Pa pension e pa familje, Maksuti nuk ka shpresë se do të shohë ditë të bardha në jetën e tij.

Në qarkun e Vlorës jetojnë një numër i madh i komuniteti rom. Shumica e tyre janë të papunësuar dhe jetojnë në varfri të plotë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026