Në vigjilje të Krishtlindjes/ Imzot Massafra mesazh për besimtarët e krishterë
Me rastin e festës së krishtlindjes, Imzot Angelo Massafra ka përcjell një mesazh për të gjithë besimtarët e krishterë.
Në vigjile të festës së Krishtlindjes, Imzot Angelo Massafra, president i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare ka përcjell një mesazh për të gjithë besimtarët me rastin e kësaj feste.
“Kjo festë duhet të na kujtojë jo vetëm rëndësinë e lindjes së Krishtit dhe rëndësinë e saj për historinë e njerëzimit, por duhet të na rikthejë te Ai dhe te mësimet e tij. T’i përgatisim një vend në tryezat tona të mbushura plot në personin e të varfërve, që, në këtë ditë, të kenë një vakt të ngrohtë. T’i përgatisim familje që jetojnë dimensionin e dashurisë, që kur të vijë të gjejë ngrohtësinë e dashurisë familjare, të dashurisë vëllazërore.”
Thirrjet e tij shkojnë familjen dhe dashurinë që secili duhet të sjell për të ndryshuar fatin e kësaj bote.
“Qoftë kjo festë e Lindjes së Jezu Krishtit rasti për një bashkëngjitje të ripërtërirë personale dhe bashkësiore me Të, duke mësuar prej Tij rregullën e dashurisë. Vetëm dashuria mund t’ia ndryshojë fatin kësaj bote, tashmë (për fat të keq!) të mësuar me luftëra dhe kaq shumë vuajtje.”
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 11:43 Çmimet e naftës rriten sërish, teksa SHBA-të rivendosin bllokadën detare ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues