Nën hetim administratori i gurores në Kolonjë për plagosjen e punëtorit

9 Nëntor 2022 | 10:18

Nisin hetimet për “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, për administratorin e gurores në Kolonjën, në të cilën ditën e djeshme, gjatë punës, u aksidentua një punëtor.

Nën hetim është 58-vjeçari me iniciale V.D.

“Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi pasi në guroren e kompanisë që ai administron, në afërsi të fshatit Selenicë, Kolonjë, shtetasi R. D., 43 vjeç, banues në Ersekë (punëtor), duke punuar me një makineri, ka mbetur i bllokuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime në trup”, thuhet në në njoftim.

Aktualisht 43-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës, në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026