Nën-kryetarja e PD-së: Si u përfshi Gjiknuri dhe Ahmetaj në aferën e inceneratorëve
Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se në aferën korruptive të inceneratorëve janë përfshirë ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjinkuri.
“Ministria e Mjedisit duhet të ishte e para që duhet të thoshte që incenerimi nuk është një zgjidhje për mjedisin. Ministria e Infrastrukturës ka qenë pjesë përgjegjëse të gjithë procedurave. Procedurat koncesionare hartohen duke pasur parasysh edhe ministritë përgjegjëse. Ministria e Infrastrukturës sot në buxhetin e saj paguan inceneratorët”, u shpreh znj. Tabaku.
Sa i përket Ministrisë së Financave të drejtuar më herët nga Arben Ahmetaj, ajo tha se është përgjegjëse për pjesën financiare, pasi ka dhënë miratimin për projektet.
“Është një kontratë që ka kaluar 17 procedura brenda ditës. Është një procedurë që ka pasur vullnetin politik”, shtoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 19:54 Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar ish-luftëtarët rusë
- 19:43 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:33 Tërmeti në Venezuelë, rritet në 1,430 numri i viktimave. Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit
- 19:31 Aleksandër Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
- 19:21 Venezuela hap linjë telefonike emergjente për të raportuar persona të zhdukur ose për të kërkuar ndihmë
- 19:20 Kupa e Botës 2026, cilat skuadra të vendeve të treta do të kalojnë në fazën e eliminimit direkt?